Braho: Sfidat e reja në hetimet e SPAK të shoqërohen me mbështetje konkrete buxhetore

Më datë:

 Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, tha sot se rekomandimet e adresuara nga Ministria e Drejtësisë do të analizohen me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë, në përputhje me kompetencat ligjore dhe prioritetet strategjike të SPAK.

Sipas Brahos, rekomandimet do të shqyrtohen në raport me nevojat konkrete të hetimit dhe ndjekjes penale, si edhe me standardet procedurale që udhëheqin punën e institucionit.

Ai theksoi se viti 2026 do të jetë një vit i konsolidimit të mëtejshëm institucional për SPAK, në një kohë kur sipas tij institucioni po përballet me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe pune, çështje më komplekse dhe pritshmëri të larta nga publiku.

Braho tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk duhet të kufizohet vetëm te ndjekja e individëve, por të synojë edhe strukturat kriminale, mekanizmat e përfitimit, rrjetet mbështetëse dhe pasuritë e krijuara nga aktivitetet e paligjshme.

“Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, kërkojnë një përgjigje institucionale më të institucionalizuar, më profesionale, më teknike dhe më të qëndrueshme. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm tek ndjekja e aktorëve individuale ajo duhet të synojë strukturat mekanizmat e përftimit, rrjetet mbështetëse, pasuritë që burojnë nga veprimtaritë kriminale”, tha Braho.

Në këtë kuadër, sipas tij, hetimi financiar dhe pasuror do të mbetet një nga prioritetet kryesore të SPAK.

“Për këtë arsye hetimi financiar dhe ai pasuror do të vijojë që të jetë pjesë e punës sonë. Po ashtu SPAK do të vijë të forcojë qasjen proaktive në hetim. Krimi i organizuar nuk pret të referohet, ai duhet identifikuar, analizuar dhe goditur përmes inteligjencës kriminale, analizës financiare, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përdorimit të mjeteve moderne hetimore”, tha ai.

Braho nënvizoi se përballimi i sfidave të reja kërkon prokurorë të specializuar, hetues të trajnuar, ekspertizë teknologjike, sisteme të sigurta për administrimin e informacionit dhe burime të mjaftueshme njerëzore. Ai shtoi se përmirësimi institucional nuk varet vetëm nga vullneti, por edhe nga investimet në teknologji, infrastrukturë, trajnime, akses në databaza dhe mbështetje buxhetore të përshtatshme.

“Kjo kërkon prokurorë të specializuar, hetues të përgatitur, analizë financiare, ekspertizë teknologjike të sistemeve të sigurta për administrimin dhe analizimin e informacionit. Përmirësimi institucional nuk është vetëm çështje vullneti. Hetimet moderne kërkojnë burime njerëzore të mjaftueshme, teknologji, infrastrukturë të sigurt, trajnime, akses në databaza, e mbështetje buxhetore të përshtatshme”, u shpreh kreu i SPAK.

“Për këtë arsye krahas angazhimit të brendshëm të SPAK për të përmirësuar këto nivele, është e rëndësishëm që sfidat e reja të shoqërohen dhe me mbështetje konkrete buxhetore dhe institucionale. Kjo mbështetje duhet parë si investim në aftësitë e institucionit të drejtësisë për të luftuar korrupsioni, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në mënyrë sa më efektive”, u shpreh Braho.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...

Zvërneci/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës

SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land...

Berisha hedh akuza ndaj Ballukut: “Ka ndikim të madh në qeveri”

Kreu i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat...