Berisha nga Kuvendi i PD-së: “Do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut”, pranon gabime në karrierë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, deklaroi se e kishte ditur që forca politike që drejton do të përballej me sfida të mëdha dhe beteja të vështira, por theksoi se besimi tek demokratët nuk është lëkundur asnjëherë.

Berisha pranoi se gjatë jetës dhe karrierës së tij politike ka bërë gabime, duke nënvizuar se askush nuk mund t’u shpëtojë gabimeve, por e rëndësishme është korrigjimi i tyre. Megjithatë, Berisha theksoi se në një aspekt nuk ka gabuar kurrë: besimin ndaj anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.

Ai e cilësoi PD-në si një parti të ndërtuar mbi vlera dhe parime, duke shtuar se ajo nuk mund të blihet apo të shitet. Mes të tjerash Berisha tha se tani do përmbysim edhe diktaturën e Edvin Ballukut, duke ironizuar kryeministrin Rama dhe Belinda Ballukun.

Të dashur miq, përfaqësues të partive politike simotra.

I dashur miku im i viteve ’90 e gjer sot, kryetar i Këshillit Kombëtar, këshilltar për veprimin konservator pranë zëvendëspresidentit JD Vance, Bob McEween, është nder i madh që je sot midis nesh.
I dashur Bob, 35 vite më parë përmbysëm një diktaturë, diktaturën më oruelliane të Evropës së bashku, tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike.
Është nder të përshëndes praninë këtu të përfaqësuesit të Neo Demokracisë, parti mike, deputeti Giogiakos, me lidhje të forta që nga takimi i parë në janarin e vitit 1991 me kryeministrin Kostandin Micotaqis dhe vazhdojmë me të birin, Qirjako Micotaqis, ne jemi krenarë për bashkëpunimin dhe miqësinë me ju.


I dashur zoti Kovacki, përfaqësu i partisë mike VMRO-DPMNE, në një bashkëpunim të gjatë, të frytshëm, të suksesshëm midis dy partive dhe dy vendeve tona, u falënderoj shumë për praninë tuaj.
I dashur Volkmar Klein, mik i çmuar i PD, demokracisë dhe Shqipërisë.


Është nder i veçantë për ne të kemi një mik si ju, u falënderoj shumë për praninë tuaj sot në këtë kuvend.


I dashur Thomas, një mirënjohje të veçantë për ju, mik i ditëve të vështira, për ndihmesën tejet të çmuar që i dhe PD, për fjalën që thatë, por edhe për bashkëpunimin në dekada që PD ka pasur me Bashkimin Kristian Demokrat gjerman dhe Fondacionin Adenauer, ne u jemi shumë mirënjohës partisë tuaj dhe fondacionit. E dija që kishim rrugë të vështirë, na prisnin beteja të egra. Në karrierën time politike dhe në jetë kam bërë gabime, kam pasur një avantazh të madh që nga vitet e rinise deri sot, kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del, por duhet t’i korrigjojmë ato. Por në një gjë që nuk kam gabuar është në besimin ndaj jush. Nuk kam vendosur kurrë në dyshim besimin te ju, karakterin tuaj të fortë, idealet tuaja e përkushtimin tuaj. Kjo parti është për vlera, nuk shitet dhe as nuk blihet. Sa herë rrëzohemi, ngrihemi përsëri.”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...