Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se masat shtrënguese ndaj tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore do të vijojnë pa kompromis, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që kanë krijuar detyrime të reja pas 31 dhjetorit 2024, të cilat nuk përfshihen në ligjin për fshirjen e borxheve tatimore.
Sipas postimit më të fundit në faqen zyrtare në Facebook, theksohet se strukturat e specializuara kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.
Një rast i tillë është shënuar në Tiranë, ku një tatimpaguesi me detyrime të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro i janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.
Nga 10 qershori i këtij viti, qytetarët dhe subjektet do të kenë mundësinë të përfitojnë nga disa lehtësi ligjore për detyrimet e prapambetura. Skema e faljes është e ndarë në tri kategori kryesore, në varësi të periudhës kur ka lindur detyrimi
Administrata Tatimore pritet të bëjë aktive platformat online ku çdo subjekt mund të verifikojë shumën ekzakte të borxhit dhe penaliteteve.


