Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Më datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha e konsideroi sot krejtësisht të papranueshëm njoftimin e Rusisë që i bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, është intimidim. “Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, u shpreh Hoxha.

Hoxha siguroi se Shqipëria nuk do të tërhiqet.

“Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi”, u shpreh ai.

Përgjigja për këtë luftë, sipas ministrit Hoxha “nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile”.

Për ministrin Hoxha e vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

“Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë”, theksoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...

Ulqin: Zbardhet identiteti i viktimës nga Lezha në ngjarjen e rëndë

Një 36-vjeçare nga Lezha dyshohet se u vra nga...