Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD, çfarë pritet të ndryshojë në statut

Më datë:

Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar. 

Organizmi i demokratëve. Ai bëri me dije se në Kuvend do të votohen disa ndryshime në statutin e PD-së, ndërsa shtoi se i ashtuquajturi ‘Neni Basha’ nuk do të preket.

Primaret nuk do të hiqen nga statuti, ndonëse ka pasur kundërshti për këtë çështje.

“Pas rizgjedhjes së Berishës në krye të PD do të mbledhë këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve Kuvendin, ku do të votohen dhe disa ndryshime në statut.

Pritet të zgjidhen rreth 200 kandidatë për Këshillin e PD-së, për sekretariatet, etj.

Sa i takon ndryshimeve statutore, neni Basha nuk do të hiqet. Një shumicë deputetësh kërkojnë që Primarët në PD të hiqen.

Në momentet kur palët kanë shkuar në Primare, kanë pasur dhe përplasje dhe akuza mes kandidatëve dhe kjo ka ndikuar në zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe ato të përgjithshme.

Risitë dhe ndryshimet kryesore të miratuara në mbledhjen e djeshme në Kryesinë e PD janë; fuqizimi dhe përfaqësimi nga Diasporës. Fuqizimi dhe përfaqësimi i grave, ngritja dhe strukturë për seleksionimin e kandidatëve për primaret. Po ashtu u propozua përmirësimi i strukturave të grup seksioneve.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...