Borxhi 30 mijë € që “u shlye” me një plumb, si u plagos i riu në Kinostudio

Më datë:

Detaje të reja për plagosjen e ndodhur në Tiranë pak para mesnate të martën, 26 maj.

Siç raportohet, oficerët e krimeve të komisariatit nr.4 kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim tre persona, një si autor i dyshuar dhe dy të tjerët si bashkëpunëtorë, në plagosjen e 34-vjeçarit në Kinostudio.

Ngjarja, e paqartë fillimisht, ka nisur pasi i riu (që u plagos) i kishte marrë një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro autorit dhe paratë nuk ia kishte dhënë. Kështu, ky i fundit kishte shkuar në lokal për t’i kërkuar paratë.

Fillimisht mes tyre ka pasur një debat e më pas autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 34-vjeçarit, i cili ka marë vetëm një plumb në këmbë.

I plagosuri është me precedent penalë, i arrestuar për trafik klandestinësh, ndërsa në 2018-ën i ka shpëtuar një atentati. Gjatë marjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime para grupit hetimor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

NATO drejt rritjes së kapaciteteve ushtarake pranë kufirit rus

NATO po shqyrton forcimin e strukturës së komandës në...

Të shtunën Kuvendi Kombëtar i PD, çfarë pritet të ndryshojë në statut

Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar.  Organizmi i demokratëve....

Pas Brukselit, Shqipëria përshpejton reformat për anëtarësimin në BE

Konferenca e 8 ndërqeveritar e zhvilluar mbrëmjen e së...

Koçiu: Brenda vitit nisim mbylljen e negociatave për 10 kapituj

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se brenda...