Ishte parashikuar që këtë të martë, 26 maj, të mbahej seanca e parë në themel në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të pandehurve të tjerë.
Togat e zeza vendosën për ndërprerjen e seancës dhe caktimin e datës 10 qershor (në orën 11:30) për zhvillimin e saj.
Duhet theksuar se nga e marta e datës 16 qershor e në vazhdim, procesi ndaj Veliajt do të jetë çdo të martë në orën 10:00…
Trupa gjyqësore përbëhet nga Elsa Ulliri në cilësinë e kryesueses, ndërsa anëtarë janë Flora Hajredini dhe Besmir Stroka.
Veliaj nuk ishte sot prezent në sallën e gjyqit. U vu re mungesa e disa të pandehurve dhe përfaqësuesve të tyre, ku në disa raste fletëthirrjet janë kthyer të panënshkruara. Në disa prej çështjeve, subjektet juridike përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, ndërsa në raste të tjera nuk ishin të pranishëm as përfaqësues ligjorë.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar pezullimin e afateve të paraburgimit, duke argumentuar se shtyrja e seancës është shkaktuar nga mungesa e avokatëve mbrojtës. Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke theksuar se nuk ka arsye ligjore për pezullimin e afateve të paraburgimit.


