Zgjedhjet në PD, Jozefina Topalli: Berisha simbol, funksionon jashtë logjikës së establishmentit

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, ka votuar në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat ajo u shpreh se lideri aktual i PD, Sali Berisha, është i vetmi që ka pasur mbështetje të gjerë edhe pse ka qenë i sulmuar dhe është detyruar të bëjë një fushatë elektorale ndërsa ishte i arrestuar.

“Politika është provë karakteri, ka lider në pushtet që janë të fuqishëm për shkak të pushtetit. Në rastin e Berishës ka ndodhur një rast unikal. Është lobuar për ta shpallur non grata, ka pasur një izolin dhe ia ka dalë të rikthehet falë besimit të njerëzve. I hoqën vulën e arrestuan dhe nisi fushatën nga arresti.

Kur liderit i heq instrumentet më normale politike, kë kapërcyer kufijtë e politikës. Kur në këto kushte ai merr besimin e mbi 500 mijë shqiptarëve ai hyn në një territor tjetër, në atë të simbolikës, që nuk funksionon më me logjikën e establishmentit”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...