Rama takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri: Punojmë për rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve

Më datë:

 Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, vizitoi Japoninë.

Gjatë vizitës në Tokyo, kreu i qeverisë një takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë.

Rama theksoi se me mbështetjen e pakursyer të ministrit për Strategjinë e Rritjes të Japonisë, po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të forcimit të partneritetit Shqipëri–Japoni dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë.

Sipas agjendës, kryeministri Rama do të pritet me Gardë Nderi nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, me të cilën pritet të zhvillojë një takim bilateral të fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Gjatë vizitës, kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në aktivitete institucionale dhe ekonomike, si dhe do të vizitojë Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku do t’i drejtohet një paneli diskutimi me temë “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”, duke trajtuar procesin e integrimit europian dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...

Merr flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të...

PD ngre alarmin: Shqipëria në krizë të thellë, shpopullimi vazhdon

Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka deklaruar se vendi...

Republikanët anulojnë votimin për fuqitë e luftës

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së anuluan...