Amortizimi i godinave/ Copat e mermerit shkëputen nga fasada e Gjykatës së Durrësit

Më datë:

Fasada e jashtme e Gjykatës së Durrësit ka pësuar shembje të pjesshme.

Copa të shumta mermeri kanë rënë në trotuarin përpara hyrjes së gjykatës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Durrësit. Fatmirësisht në çastin kur copat e mermerit janë shkëputur nga fasada nuk ka pasur kalimtar në trotuar, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Problemet me amortizimin e godinave të gjykatave apo prokurorive janë ngritur disa herë nga drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë, kurse ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që një godinë në Durrës pëson shembje, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...

Rama në Seul, takime me drejtues të kompanive të mëdha koreano-jugore

https://youtu.be/i-mY6ta0ZSI?si=UddVUuEVmapTfXDG Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime në Seul me...

Vata: Dyshime për favorizim në tenderin 10 milionë euro për kanalizimet në Peshkopi

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ngriti sot dyshime...

Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e nënkomisionit për administratën publike

Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kërkesën e kryetarit të...