Shpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e fshihte në karikues telefoni

Më datë:

Karabinierët e qytetit të Cesena kanë vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimi u krye gjatë një operacioni antidrogë pranë stacionit të trenit në qytet, pas informacioneve se një person me motoçikletë furnizonte konsumatorë në zona të ndryshme të Cesenës, madje edhe duke ua dërguar drogën në banesa.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan 32 doza kokaine me peshë totale rreth 17 gramë, të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda një karikuesi telefoni, ku ishte hequr qarku elektrik për të krijuar një hapësirë sekrete.

Në momentin e ndalimit, i riu kishte me vete edhe rreth 1 mijë euro cash, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia sekuestroi si lëndën narkotike, ashtu edhe shumën e parave.

Me urdhër të Prokurorisë së Forlì, 23-vjeçari u mbajt në qelitë e paraburgimit deri në zhvillimin e seancës gjyqësore.

Gjykata e Forlì konfirmoi arrestimin dhe, pas marrëveshjes për gjykim të shkurtuar, e dënoi shqiptarin me dy vite burg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...