Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Më datë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk i ka dorëzuar ende rezutaltet Prokurorisë së Tiranës, përsa i përket konstatimeve për helmimin e studentëve të policisë.

Siç raportohet, prokuroria i ka përcjellë AKU-së edhe një kërkesë të mëparshme për të cilën nuk ka marrë përgjigjje.

Grupi i hetimit kërkon t’i vendosen në dispozicion nga ky institucion, dokumentet nëse ka kryer më herët apo jo gjurmueshmërinë dhe kontrollin e ushqimit dhe produkteve.

Hetuesit kërkojnë të zbulojnë nësë ka pasur kontrolle të tjera dhe cilat kanë qenë rezutltatet. Po ashtu prokuroria është në pritje edhe të akt-ekspertizës zyrtare nga Mjekësia Ligjore për helmimin e studentëve.

Ditën e djeshme, 14 maj, AKU njoftoi se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë ka ardhur nga konsumimi i makaronave të cilat rezultuan me esheria koli  (Escherichia coli ) dhe stafilokok. Ky ishte rezultati i analizave të dala nga mostrat e marra pranë kuzhinës së Akademisë në Sauk.

“Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se 8 mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk”, thuhej në njoftim.

Për këto gjetje, AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës si dhe ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL.

Kujtojmë se 56 studentë përfunduan në repartin Infektiv të QSUT-së nga helmimi i ushqimit te kontaminuar. Pas hetimeve të kryera nga policia u arrestua një 52-vjecar me detyrë kuzhinier dhe një 23-vjeçare teknologe në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqimin. Në kërkim u shpall administratorja e kompanisë ndërsa një tjetër teknologe do të hetohet në gjendje të lirë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...