Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Më datë:

Në kuadër të operacionit “Akuza”, në Tiranë u arrestua shtetasi F. B., 23 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar më parë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9 të Durrësit, në ambientet e një lokali, i riu dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. K., në bashkëpunim me tre persona të tjerë.

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...

Shkarkohet drejtori i FSKDSH, Arti Papajani. Ja kush emërohet në vend të tij

Arti Papajani është përgjegjës nga detyra e drejtorit të...

Sali Berisha: Kauza e denoncimeve ndaj Ballukut mbetet e pandryshuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rezolutën...