Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Estoni, ku do të marrë pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.
Kryeministri Rama është i ftuar në panelin hapës, “Një Urë mbi Ujëra të Trazuara: Kapitulli i Ardhshëm i Bashkëpunimit Transatlantik”, përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë ku diskutimi do të fokusohet në të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës europiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë europiane.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin estonez, Rama u shpreh se Shqipëria pret të mësojë nga Estonia në lidhje inteligjencën artificiale, pasi sipas tij Estonia është një markë botërore në këtë drejtim.
“Ju solla diellin nga Shqipëria. Dua të shpreh mirënjohjen pasi më lejohet më së fundi të vizitoj këtë qytetet që e kam imagjinuar si një laborator që shkruhet ccdo ditë. Dua t’u them estonezëve që kemi admirim të plotë për ta pasi nuk kanë vendosur të jetpojnë në një muze por në të ardhmen. Shqipëria e vogël ka nevojë për shembuj të tillë. Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe dua të them që u befasova që kishit kaq ushqim të mirë këtu, diçka që nuk e prisja.
Me ju kërkojmë bashkëpunim dhe udhërrëfimin, dhe na thatë se njerëzit tanë janë të mirëpritur të vijën e të mësojnë nga ju sidomos ën sistemin arsimor. Për t’u dhënë fëmijëve instrumentet që të çojnë vend para. Duam që rruga jonë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtë inovacion që e ka bërë Estoninë markë globale. Edhe ne synojmë të ecim para me inteligjencën artificiale. Me zor pres t’ua prezantoj ministren tonë. Nuk kemi simpati për Putinin në Tiranë, do të ndjeheni si në shtëpi.


