Një person i dyshuar për trafik narkotikësh drejt vendeve të Bashkimit Evropian është arrestuar nga policia.
Policia njoftoi sot se “sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Marcel Liçaj alias Marcel Grembi”.
Sipas policisë, ndaj tij GJKKO-ja ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në vendet e BE-së.


