Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Më datë:

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për mjekun kirurg, Nikolla Nunka, i akuzuar për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një paciente 21 vjeçare. 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë.  Prokuroria ka paraqitur para gjykatës provat të cilat implikojnë kirurgun Nunka dhe provojnë dyshimin e arsyeshëm për konsumimin e veprës penale.

Prokurori i ka kërkua gjykatës që për shkak të moshës të akuzuarit ti caktohet masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe të vlerësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë, kërkesa që janë pranuar nga gjykata.  Gjatë seancës kirurgu nën akuzë për ngacmim seksual ka mbajtur qëndrim mohues ashtu ai edhe gjatë marrjes në pyetje.

Mjeku Nikolla Nunka u arrestua 3 ditë më parë pas denoncimit nga pacientja e tij 21 vjeçare për ngacmim seksual.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...

Pulë me Kërpudha

Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije...

Samsung fillon zyrtarisht shitjen e telefonave të mençur të rinovuar në Indi

Samsung më në fund ka sjellë programin e saj...