Donald Trump dhe Xi Jinping flasin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Më datë:

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë mbërritur në sallën e ceremonisë mes duartrokitjeve dhe me të pranishmit të ngritur në këmbë për t’i mirëpritur.

Gjatë fjalës së tij, Xi e cilësoi takimin si një “vizitë historike”, ndërsa deklaroi se sloganet dhe objektivat e dy vendeve mund të ecin paralelisht.

“Ringjallja e madhe e kombit kinez” dhe “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe” mund të shkojnë dorë për dore”, u shpreh lideri kinez.

Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë, duke shtuar se ato ndikojnë jo vetëm te 1.7 miliardë qytetarët e dy vendeve, por edhe te interesat e më shumë se 8 miliardë njerëzve në mbarë globin.

Presidenti kinez e përfundoi fjalimin e tij me një dolli për të ardhmen dhe zhvillimin e të dy vendeve.

“Gëzuar”, tha Xi, ndërsa ngriti gotën.

Më pas mori fjalën Trump, i cili e përshkroi takimin si “një nder të madh” dhe falënderoi autoritetet kineze për atë që e quajti “pritje madhështore si asnjë tjetër”.

Presidenti amerikan deklaroi se kishte zhvilluar bisedime produktive me Xi Jinping gjatë ditës dhe se të dy liderët kishin diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme.

“Ishte një nder i madh të isha me ju”, tha Trump.

Në fund të fjalës së tij, Trump i bëri një ftesë zyrtare Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij, Peng Liyuan, për të vizituar Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...