Sulm me armë në Turqi, plagoset rëndë vëllai i ish-ministrit turk

Më datë:

Biznesmeni Aydin Çavusoglu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një incidenti me të shtëna armësh në Antalia.

Ngjarja ndodhi të martën në një stacion karburanti në pronësi të tij, ku sipas dëshmive të punonjësve janë dëgjuar të shtëna brenda zyrës së biznesit. Autoritetet mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan të plagosurin në spital. Ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë.

Policia turke ka nisur një operacion të gjerë hetimor, duke rrethuar zonën dhe sekuestruar prova nga ambientet e stacionit të karburantit. Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm apo incident aksidental.

Hetimet po vijojnë në disa drejtime, ndërsa priten rezultatet e analizave balistike për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Aydin Çavusoglu njihet si biznesmen aktiv në Antalia dhe Alanya, ndërsa familja e tij ka edhe lidhje me sportin, përmes drejtimit të klubit Alanyaspor nga një tjetër anëtar i familjes.

Ndërkohë, Mevlüt Çavuşoğlu ndodhej jashtë vendit në momentin e ngjarjes dhe pritet të kthehet menjëherë në Turqi pas lajmit për gjendjen e vëllait të tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...