Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë që iu sekuestrua mbi 82 kg kokainë, arrestohet në Shqipëri i riu nga Vlora

Më datë:

Policia e Shtetit ka finalizuar në Vlorë fazën e 93-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranë dhe Interpol Madrid, u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Vlorës shtetasi Klevi Kananaj, 30 vjeç, i cili do të ekstradohet në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kishin lëshuar ndaj tij një urdhër arresti për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike”, pas një hetimi që lidhet me një sasi prej 82.84 kilogramësh kokainë të sekuestruar më 5 shkurt 2026 në portin e Vigos, në Spanjë.

Sipas hetimeve, droga ishte gjetur e fshehur në një kontejner, ndërsa në flagrancë u arrestuan edhe dy persona të tjerë gjatë tentativës për ta nxjerrë ngarkesën. Dyshohet se Kananaj kishte rolin e vëzhguesit të kontejnerit nga jashtë terminalit dhe më pas ishte larguar fillimisht drejt Katalonjës dhe më tej në Itali. Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës janë në vijim.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Shtetit/Finalizohet nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, faza e 93-të e operacionit të koduar “Operacionalja”. Kapet në Vlorë, pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82.84 kg Kokainë, sekuestruar më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, në Spanjë.

Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit, ndërmjet homologëve spanjollë dhe shërbimeve të DFPO-së, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua operacioni i koduar “Operacionalja 93”.

Gjatë kësaj faze u lokalizua në Vlorë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi Klevi Kananaj, 30 vjeç, i lindur në Vlorë.
Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore në Spanjë, më datë 03.03.2026, kanë lëshuar urdhër arresti, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

30-vjeçari akuzohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të trafikuar në Spanjë, 82.84 kg Kokainë, fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga Policia spanjolle, më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, ku gjithashtu u arrestuan në flagrancë, gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën, 2 shtetas.
Nga hetimet dyshohet se roli i 30-vjeçarit ka qenë vëzhgimi i kontejnerit, nga jashtë terminalit. Ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës, dhe, 11 ditë pas ngjarjes, ka ikur në Itali. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 30-vjeçarit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...