Operacion ndërkombëtar, bie në pranga i kërkuari për drogë me dy identitete

Më datë:

Policia ka arrestuar 45-vjeçarin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në Organizatë kriminale.

Gjykata e Apelit, Itali, kishte dënuar 45-vjeçarin me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë për veprat penale, ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.

“Kapet në lagjen “Vasil Shanto” dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane”, thuhet në njoftimin e bluve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...

Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën për uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nuk miratoi projektligjin...

Balla: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit, lamë pas Serbinë në negociatat me BE

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...