Berisha: Jetojmë në një diktaturë autokratike, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, organizuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin suedez Jarl Hjalmarson Foundation.

Në fjalën e e tij Berisha falënderoi partnerët suedezë për mbështetjen ndër vite, duke përmendur edhe kontributin e kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe bashkëpunimin me Partinë Moderata.

Ai e cilësoi situatën politike në vend si një regjim autokratik, ku sipas tij janë ngushtuar hapësirat e lirisë, veçanërisht për opozitën.

“Ne jetojmë në një diktaturë autokratike. Një regjim në të cilin, hapësirat e lirisë janë të ngushtuara në tërësi për qytetarët, por janë dhe shumë më të ngushtuara për opozitën”, u shpreh Berisha.

Duke iu referuar incidenteve të fundit në Parlament, ai deklaroi se deputetja Albana Vokshi është “agresuar në mënyrën më të egër”, ndërsa akuzoi drejtuesin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, si përgjegjës për këtë situatë.

“Ju jeni dëshmitarë se si Albana Vokshi, pse ka mbrojtur parimet që ne besojmë, ka mbrojtur ju, vlerat, është agresuar në mënyrën më të egër, targetuar edhe familjarisht”, tha Berisha.

Kreu i PD-së hodhi akuza edhe ndaj Kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si “kryeministrin më mizogjen në Europë”.

“Shqipëria ka kryeministrin më mizogjen në Europë. Një kryeministër brutal në qëndrimet e tij ndaj ministreve”, tha Berisha .

Berisha theksoi se fuqizimi i rolit të grave në politikë dhe në vendimmarrje mbetet një sfidë e rëndësishme, veçanërisht në kushtet që ai i cilësoi si të vështira për gratë dhe vajzat shqiptare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...

Forcat Operacionale të Burgjeve “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle të befasishme në paraburgim

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë...