18.5 C
Tirana

IKSHP: Nuk mund t’i testojmë të gjithë qytetarët brenda ditës

Më datë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes një njoftimi për medie u bën thirrje qytetarëve dhe individëve nga organizata të ndryshme që të ndalin presionet mbi këtë institucion dhe të mos pengojnë punën e tij.

“Nga data 8 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.479 raste të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (763) raste”, thuhet në komunikatë.

Tutje IKShPK, thotë se kupton shqetësimin e të gjithë qytetarëve në lidhje me shëndetin e tyre, por se nuk mundet t’i nënshtrohet diktatit të secilit që vet-vlerëson se duhet të testohet, pasi që një përgjegjësi e tillë i takon IKSHPK, e cila bën hulumtimin e kontaktimin e të gjitha rasteve të dyshimta me COVID-19, mbikëqyrjen e personave të karantinuar; grumbullimin-përpunimin dhe analizën-interpretimin e të dhënave si dhe komunikimin me popullatën me rekomandime e këshilla.

“Fatkeqësisht, individë të ndryshëm, dukë përdorur edhe median dhe ndjeshmërinë e situatës, bëjnë presion mbi epidemiologët, të cilëve u ka rënë barra kryesore e kontaktit me pacientët e infektuar, të gjitha kontaktet e tyre, dhe gjatë punës së tyre, këto ekipe ndeshen me sjellje të vrazhda si dhe marrin edhe fyerje nga personat e tillë”, thekson komunikata.

Mëtej IKShPK, kërkon nga kontaktet e kontakteve që të kenë mirëkuptimin gjatë punës së ekipeve të tyre dhe të kenë parasysh se jo të gjithë mund të testohen në të njëjtë kohë, adnaj kërkon te ketë më shumë kujdes gjatë kësaj kohe nga këta persona.

“IKSHPK kërkon nga personat të cilët janë kontakte të kontakteve që të kenë mirëkuptim gjatë punës me ekipet e IKSHPK-së dhe ta kuptojnë faktin se jo të gjithë mund të testohen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën ditë, përderisa kërkon më shumë kujdes dhe mirësjellje nga të tjerët që në mënyrë të padrejtë dhe nga karantinat e ndryshme shigjetojnë profesionistët shëndetësor dhe institucionit duke adresuar kritika të paargumentuara dhe duke njollosur punën e IKSHPK-së”, perfundon komunikata.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...