Një plagosje më armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kurbin.
Raportohet se i plagosur ka mbetur Akil Tahiri, banues në Fushë Kuqe.
Njoftimi është bërë fillimisht nga Spitali i Traumës, aty ku 35-vjeçari u paraqit për mjekim.
Pasi u njoftuan shërbimet e policisë u nisën drejt vendngjarjes, ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Ende nuk dihet autori.


