Kallas: Parimet e Kartës së OKB-së janë nën “sulm të drejtpërdrejtë”

Më datë:

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se bota ndodhet në një udhëkryq kritik dhe rendi ndërkombëtar po përballet me presion në rritje.

“Bota ndodhet në një moment kritik”, theksoi Kallas me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Multilateralizmit dhe Diplomacisë për Paqe.

Në deklaratën e publikuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Kallas tha se e drejta ndërkombëtare po shtrembërohet, shpërfillet ose shkelet hapur, ndërsa institucionet e krijuara për të ruajtur paqen dhe sigurinë po sfidohen.

“Parimet e Kartës së OKB-së janë nën sulm të drejtpërdrejtë”, tha Kallas, duke përmendur konfliktet, përfshirë luftën Rusi-Ukrainë, si dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe Sudan, si shembuj të presionit në rritje mbi rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Ajo shtoi se OKB-ja mbetet e vetmja kornizë universale me legjitimitetin për të përfaqësuar interesin global, por theksoi se vetëm legjitimiteti nuk mjafton.

Kallas tha se multilateralizmi nuk po dështon sepse është i vjetëruar, por sepse parimet e tij nuk po respektohen ose zbatohen.

BE-ja, shtoi ajo, mbetet e përkushtuar për forcimin e sistemit multilateral, duke bërë thirrje që ai të bëhet më efektiv, gjithëpërfshirës dhe i përgjegjshëm.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e proceseve gjithëpërfshirëse të paqes dhe përpjekjeve ndërmjetësuese që përfshijnë aktorët lokal, gratë, shoqërinë civile dhe të rinjtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...