Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas këmbësorin

Më datë:

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.

Automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA – Trump kërcënon BM-në me tarifa të larta për shkak të taksës digjitale ndaj kompanive amerikane

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar se do...

Paketa e Maleve, Demo: 40 bashki tashmë kanë shpallur zonat prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha...

Jetten bisedë telefonike me Ramën: Shqipëria, partner strategjik kyç në rajon për Holandën dhe BE-në

Kryeministri i Holandës, Rob Jetten ka zhvilluar një bisedë...

Gonxhja: Koncert unik në Tiranë në Ditën e Evropës

 Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Turizmit,...