Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, duke e cilësuar forcën që drejton si “shpresën e vetme” për vendin.

“Sot ne mblidhemi këtu jo vetëm si një alternativë e shkëlqyer politike, sot ne mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës, i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se protestat e zhvilluara nga opozita kanë treguar forcën dhe qëndrueshmërinë e saj përballë, sipas tij, një regjimi represiv. “Ne u përballëm si të pamposhtur me regjimin, u përballëm me ujin e helmuar, gazin lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe plumbat e gomës, por fituam,” u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te pjesëmarrja e ulët në një protestë të thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimit të naftës, duke e lidhur këtë me klimën e frikës në vend. “Absolutisht çdo shqiptar është prekur nga rritja e çmimit të naftës, por pse nuk pati pjesëmarrje? Përgjigja është frika,” tha ai.

Sipas tij, qytetarët ndihen të kërcënuar për vendin e punës dhe jetesën, çka i pengon të reagojnë publikisht. “Edi Rama me sistemin e patronazhistëve, me presionin mbi punonjësit, me arrestimin e dhjetëra mijëra qytetarëve për faturat e dritave e ujit, ka instaluar frikën tek shqiptarët,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike mbetet forca e vetme që përfaqëson guximin dhe rezistencën ndaj pushtetit. “Në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mbart idealet demokratike dhe qëndron e pamposhtur ndaj sulmeve të narkoshtetit, dhe kjo forcë është Partia Demokratike,” përfundoi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...