Apeli konfirmon dënimin e rëndë për shqiptaren e akuzuar për krim brutal

Më datë:

Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për 42-vjeçaren shqiptare Elona Kalesha, e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-partnerit të saj, një çështje që ka zgjatur për vite.

Ngjarja kthehet pas në vitin 2015, në Firence, kur Sheptim dhe Teuta Pasho u zhdukën në rrethana të paqarta.

Ata kishin udhëtuar drejt Italisë për të pritur lirimin e djalit të tyre nga burgu, i cili në atë kohë ishte në një lidhje me Kaleshën. Pas mbërritjes, familjarët humbën çdo kontakt me ta, çka çoi në denoncimin e zhdukjes nga vajzat e çiftit.

Për disa vite, rasti mbeti pa zhvillime konkrete, deri në fund të vitit 2020, kur hetuesit zbuluan trupat e viktimave të copëtuar dhe të fshehur në katër valixhe, në një zonë të izoluar pranë burgut të Sollicciano-s.

Gjatë gjykimit, e pandehura ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në krim. Megjithatë, sipas përfundimeve të hetimeve, autoritetet italiane e konsideruan atë si personin kyç pas vrasjes. Prokuroria ka lënë të hapur mundësinë se krimi mund të jetë kryer me ndihmën e një personi tjetër, por deri tani nuk është identifikuar asnjë bashkëpunëtor. Me këtë vendim të formës së prerë nga Kasacioni, çështja mbyllet përfundimisht në planin gjyqësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...