Samiti i IV i Diasporës në Tiranë, mesazhi i eurodeputetit Dibrani: Kurrë nuk i harroj rrënjët

Më datë:

Në prag të zhvillimit të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, shqiptari nga Mitrovica, anëtar i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, përcolli një mesazh për bashkatdhetarët, duke theksuar krenarinë për origjinën e tij dhe lidhjen e pandërprerë me rrënjët shqiptare.

“I lindur në Mitrovicë dhe i rritur në Suedi, kurrë nuk i harroj rrënjët e mia. Mburrna që jam shqiptar”, u shpreh Dibrani, duke shtuar se, për shkak të angazhimeve në Uashington, nuk ka mundur të jetë i pranishëm këtë vit në aktivitetet në Shqipëri.

Ai theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij politike në Stockholm dhe në Parlamentin Evropian, ka ruajtur dhe promovuar identitetin shqiptar, ndërsa shprehu besimin se do t’i bashkohet samitit vitin e ardhshmem, edhe më fuqishëm se kurrë më parë.

Ndërkohë, Tirana mirëpret për tre ditë me radhë Samitin IV të Diasporës Shqiptare, i cili zhvillohet nga 13 deri më 15 prill, nën moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”.

Samiti synon forcimin e lidhjeve me diasporën dhe shndërrimin e potencialit të saj në rezultate konkrete për zhvillimin e vendit, në kuadër të objektivit “Shqipëria 2030”.

Punimet zhvillohen kryesisht në ambientet e Pallati i Kongreseve, ku janë parashikuar një sërë panelesh tematike. Diskutimet fokusohen në rolin e diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimin në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributin në shëndetësi, arsim dhe kërkim shkencor.

Vëmendje e veçantë i kushtohet përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe institucionale, rritjes së investimeve dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës.

Gjithashtu, në fokus është edhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon, për një qasje të koordinuar ndaj diasporës.

Samiti pritet të mbledhë personalitete të larta politike, përfaqësues institucionesh, ekspertë dhe anëtarë të diasporës nga vende të ndryshme të botës, me synimin për të forcuar rolin e diasporës si partner aktiv në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe institucional të Shqipërisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1297132822517374

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...

Berisha nga Kuvendi i PD-së: “Do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut”, pranon gabime në karrierë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...