Zvicër : Nga e hënë do të fillojë me masa lehtësuese

Më datë:

Qeveria zvicerane ka hartuar një plan me tri faza dhe e para nis më 27 prill, pra nesër, ku do të lejohen disa biznese të funksionojnë, edhe pse kuptohet duhet të respektojnë masat e sigurisë.

Që nga 27 prilli mund të hapen përsëri: sallonet e floktarëve, studiot e kozmetikës, dyqanet e pajisjeve teknike, dyqanet për shitje të luleve dhe qendrat që tregojnë artikuj të kopshtarisë.

Ordinancat e mjekëve, dentistët dhe fizioterapistët gjithashtu lejohen të rifillojnë punën e tyre.

Po ashtu, krahas floktoreve, më 27 prill do të hapen edhe studiot e masazhit, studiot e tatuazheve dhe sallonet kozmetike.

Nga 27 prilli, gjithashtu do të hiqen kufizimet e asortimentit të mallrave që ofrohen në dyqanet ushqimore.

Ndërsa shkollat e detyrueshme dhe dyqanet duhet të jenë në gjendje të rihapen nga 11 maji.

Shkollat e mesme, shkollat profesionale dhe universitetet, si dhe muzetë, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat duhet të hapen përsëri, duke filluar nga 8 qershori.

Kushti është gjithmonë që lokacioni ta mundësojë një gjë të tillë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...