Aksident në aksin Gramsh-Maliq, po transportonte eskavatorin, karrotreci del nga rruga dhe përfundon në kanal

Më datë:

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq. Mësohet se një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë të saj së bashku me mjetin e rëndë që transportonte, një eskavator.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka bërë që karrotreci të devijojë nga rruga. Për pasojë, edhe ekskavatori i vendosur mbi të është rrëzuar, duke e rënduar situatën në vendngjarje.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili përkohësisht është vështirësuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta në Maqedoninë e Veriut, Bardhi: Shqipja nuk negociohet

 Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Situatë e vështirë për udhëtarët: Çmimet e transportit publik në rritje

Rritja e çmimit të naftës në vend ka sjellë...

SUEDI – Mbi 30 000 familje pa energji elektrike për shkak të stuhisë

Më shumë se 30.000 familje u raportuan pa energji...

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare, e drejtë themelore

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...