Berisha kundër Ramës: sfidë direkte për çështjen “Partizani”

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

I pyetur lidhur lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”, dhe nëse gjykata pranon që kryeministri Rama të jetë dëshmitar se a do jetë i pranishëm në seancë, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është autor i ndryshimit të dosjes dhe se nuk e ka aspak problem të ballafaqohet me të.

“Pasi dhe lejen e ndërtimit, e anulove kur more vesh se ishte Jamarbër Mallteze.

Pse  e anulove?

Dhe tjetra përse nuk zbatove vendimin e gjykatës, por gjobite bashkinë me 300 mijë euro. Tani do vendosë gjykata nëse do e thërrasë apo jo Ramën që është autor i ndryshimit të destinacionit në të gjitha raste dhe cdo cm katror të atij trualli.

Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi…E merrni vesh si do ta bëj Edi Ramën aty unë. Edi Rama le të vijë po të dojë, të jetë me kamera të dalim të ballafaqohemi. Por ai nuk vjen…këta i ka si ushtar. Mua nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin shkoj, nuk e kam asnjë problem”, tha më tej ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrollet e policisë pa sukses, Ylli Zalla nuk lokalizohet.

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një...

Policia arreston një 69-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për një sulm të rëndë ndaj bashkëshortes.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në...

Irani nis bisedimet për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka nisur bisedimet zyrtare me Omanin për menaxhimin...