Debat parlamentar për sigurinë, opozita kërkon thirrjen e KSShK pas shqetësimeve për Iranin

Më datë:

Seanca e sotme plenare e Kuvendit nisi me debate lidhur me çështjen e sigurisë kombëtare, pas mesazhit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe të mundshme nga grupe të lidhura me Iran.

Fillimisht deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ngriti shqetësimin për rreziqet nga sulmet kibernetike të Iranit, duke kërkuar transparencë më të madhe nga qeveria për masat e marra.

Më pas kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai argumentoi se zhvillimet e fundit, përfshirë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe shpalljen e Gardës Revolucionare si organizatë terroriste, kërkojnë një analizë të thelluar institucionale.

“Çështjet kombëtare nuk janë eksluzivitet as i Ministrisë së Jashtme dhe as i Kryeministrit. Shqipëria ka një institucion i cili quhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili është pothuajse inekzistent prej kohësh dhe që ka detyrimin për të analizuar të gjitha problemet që kanë të bëjnë me kërcënimin e sigurisë kombëtare. Unë i kërkoj Presidentit të Republikës që të thërrasë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të analizuar një situatë e cila nuk mund të kapërcehet vetëm me deklarime këtu në Kuvend dhe as me politizimin e kësaj çështjeje”, tha Mediu.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se nuk ka asnjë informacion zyrtar që Shqipëria të jetë objekt i mundshëm sulmesh duke kërkuar vazhdimin e seancës me rendin e ditës.

Në vijim të debatit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kritikoi qëndrimet e mazhorancës dhe kërkoi sqarime nga kryeministri Edi Rama, lidhur me vlerësimin e bërë ndaj paralajmërimit të ambasadës amerikane.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi dje se grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte amerikane ose elementë të opozitës iraniane në vend.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”, njoftoi ambasada amerikane në vendin tonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...