Shqiptarët në Zyrih festojnë Fitër Bajramin, mesazhe për paqe, unitet dhe solidaritet

Më datë:

Shqiptarët myslimanë në Zyrih të Zvicrës festuan Fitër Bajramin, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qindra besimtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, të cilat nisën me faljen e namazit të sabahut dhe vijuan me ligjërata dhe lexim të Kuranit, kushtuar kësaj dite të shenjtë.

Ceremonia u drejtua nga teologu Bashkim Aliu, i cili në mesazhin e tij theksoi se Islami nuk është vetëm një përkatësi kulturore, por një mënyrë jetese që formëson ndërgjegjen, disiplinon shpirtin dhe forcon raportin e njeriut me shoqërinë.

Ai bëri thirrje për afrimin sa më të madh me Zotin, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme drejt paqes dhe harmonisë.

Fitër Bajrami në Zvicër shoqërohet edhe me pritje tradicionale dhe vizita familjare, ndërsa komuniteti organizon urime dhe aktivitete festive për besimtarët.

Kjo ditë mbetet një simbol i fortë i bashkëjetesës, mëshirës dhe kujdesit për njëri-tjetrin, duke forcuar lidhjet brenda komunitetit shqiptar në diasporë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...