Trump jep idenë “e çmendur”: Të injektohet dezinfektues si trajtim

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump është kritkuar nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues në trup.

Ai gjithashtu dukej se do propozonte edhe idenë e trajtimit me dritë ultraviolet tek pacientët, një ide e hedhur poshtë nga një mjek në konferencë.

Një tjetër prej zyrtarëve të tij kishte thënë më herët se rrezet e diellit dhe dezinfektuesi ishin të njohur për të vrarë infeksionin, shkruan BBC.

Pjesë nga debati me mjekët

“Pra, duke supozuar se goditëm trupin me një dritë të jashtëzakonshme – qoftë ultravjollcë apo thjesht dritë shumë e fuqishme”, tha presidenti, duke iu drejtuar Dr. Deborah Birx, koordinatores së përgjigjes së koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, “dhe unë mendoj se ju thatë se kjo gjë nuk është bërë, por ju do të provoni atë.

“Dhe atëherë unë thashë, duke supozuar se sollët dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe unë mendoj se keni thënë që do të provoni edhe këtë. Tingëllon interesante,” presidenti vazhdoi.

“Dezinfektuesi. Një minutë. A ka ndonjë mënyrë që të mund të bëjmë diçka të tillë, me injeksion brenda ose pothuajse pastrim?

“Kështu që do të ishte interesante ta kontrollosh këtë.”

Por nga ana tjetër mjekët paralajmëruan që idea e presidentit mund të ketë rezultate fatale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...