SHBA goditet nga tornadot, së paku 7 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Më datë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur nga tornado, duke shkaktuar së paku 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Moti i keq ka mbajtur sidomos në Oklahoman Jugore, Teksas dhe në Luiziana. Të mërkurën dhe të enjten në mëngjes, stuhi të forta, përmbytje dhe tornado janë raportuar në rajon, shkruan BBC.

Persë persona u vranë gjatë tornados së rrezikshme në Okllahoma dhe Teksas. Në Luiziana, një person vdiq në një stuhi dhe një tjetër në ujërat e përmbytjes. Me miliona njerëz kanë mbetur në rrugë, si shkak i motit shumë të keq në disa rajone.

Më shumë se 100 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji në jugun e Amerikës, që nga pasditja e së enjtes. Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) tha se “tornadoja jashtëzakonisht e rrezikshme” që goditi qytetin e Onalaska dhe pjesë të tjera të qarqeve Polk dhe San Jacinto në Teksas u formua rreth orës 18:00 me kohën lokale (23:00 GMT).

Onalaska është rreth 90 milje (144 km) në veri të qytetit të Houston.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se agjensitë e shtetit për menaxhimin e urgjencës po punojnë me zyrtarët lokalë për të ofruar ndihmë. Pasoja të shumta kishte edhe në banesa, infrastrukturë etj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...