Gogu në Kavajë: Drejtësia për të rinjtë duhet të hapë dyer për një fillim të ri

Më datë:

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë me rastin e festës së Ditës së Verës, ku u takua me të rinjtë që vuajnë dënimin në këtë institucion dhe me stafin edukativ.

Gjatë aktivitetit, ministri theksoi se një shoqëri e fortë nuk është ajo që vetëm ndëshkon gabimet, por ajo që krijon mundësi që një i ri të ngrihet përsëri dhe të ndërtojë një rrugë të re në jetë.

Sipas tij, drejtësia për të miturit duhet të jetë më shumë sesa një vendim gjykate, duke u mbështetur tek arsimi, reflektimi dhe mundësia për një fillim të ri.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri dhuroi për bibliotekën e institutit librin “Të Mjerët” të shkrimtarit francez Viktor Hygo, duke theksuar se historia e personazhit Zhan Valzhan është një simbol i shansit të dytë dhe i mundësisë për të ndryshuar drejtimin e jetës.

“Jeta e një njeriu nuk fundoset me gabimin që ka bërë, ajo mund dhe duhet të marrë një drejtim të ri. Një shans i dytë mund të ndryshojë gjithçka”, u shpreh Gogu.

Ai theksoi se institucioni i të miturve nuk duhet parë thjesht si një vend ku vuhet dënimi, por si një hapësirë ku të rinjtë mund të rifillojnë jetën, përmes edukimit dhe programeve që i ndihmojnë të mësojnë një profesion.

“Ky vend nuk është vend ku vuhet dënimi dhe nuk do të jetë kurrë i tillë. Ky është vendi ku jetët fillojnë nga e para, ku shanset jepen përsëri dhe përsëri. Prandaj janë shumë të rëndësishme programe të tilla, ku mësohet një profesion i ri dhe ku secili përgatitet për të vazhduar jetën”, tha ai.

Ministri përmendi gjithashtu rastin e një qytetari që, pasi iu mohua e drejta për të ushtruar profesionin për shkak të një gabimi në të kaluarën, e çoi çështjen deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe arriti ta fitojë.

Në përfundim të vizitës, Gogu u uroi të rinjve Ditën e Verës dhe siguroi se institucionet do të vazhdojnë të punojnë për t’u dhënë atyre mbështetjen dhe mundësinë për një fillim të ri në jetë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...