Gjirokastër: Punonjësi i komunales përfundon te Trauma pas një rënie tragjike

Më datë:

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër, me inicialet D.K., 55 vjeç, i cili ishte plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës, ku punonjësi u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka. Si pasojë e rënies, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, drejtuesi i institucionit, shtetasi Adriatik Onjea, akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Sipas burimeve, menjëherë pas ngjarjes ai është larguar drejt shtetit fqinj Greqi dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy përgjegjësit teknikë, shtetasit P.C. dhe A.B., ndërsa për shtetasin A.L., me detyrë brigadier, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Kamzë, Torba: RENEA e angazhuar për arrestimin e autorit

 Një vrasjse me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Peleshi pret homologun kroat: Forcim i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe

 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin e...

Ruli në GJKKO për dosjen “Partizani”: Përshpejtuam proceset për të minimizuar dëmet

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e ish-ministrit...

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar...