“Uroj 100 vjetorin e themelimit të Parlamentit të Turqisë dhe Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve në Turqi dhe në mbarë botën”, tha Erdoğan në Twitter.
Në një video-mesazh, Erdoğan iu adresua fëmijëve: “Në një botë të errësuar nga luftërat, konfliktet dhe uria, gjëja që e bën botën të bukur është buzëqeshja e një fëmije. Ju jeni e ardhmja dhe shpresa jonë. Do të jeni artistët, politikanët, shkencëtarët, mësuesit e së ardhmes. Do të ndërtoni një botë më të drejtë. Unë uroj edhe një herë ditën tuaj dhe përkujtoj Mustafa Kemal Ataturkun, i cili ua dhuroi këtë ditë fëmijëve tanë”.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë qeveritarë dhe politikanë nën kryesinë e kryetarit të Parlamentit, Mustafa Şentop morën pjesë në një ceremoni të mbajtur në Anitkabir, mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë.
Nënkryetari Fuat Oktay, udhëheqësi kryesor i Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahceli dhe udhëheqësja e Partisë së Mirë (IYI) Meral Aksener gjithashtu morën pjesë në këtë ceremoni.
Pasi la kurorën në mauzole, bordi mbajti një minutë heshtje dhe intonoi himnin kombëtar. Aktiviteti u mbajt nën masa të kufizuara për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), me pjesëmarrësit që mbanin maska në fytyrë.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në mbarë botën me Evropën dhe SHBA-të që janë rajonet më të goditura.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, rastet në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën 2.63 milionë me më shumë se 183 mijë vdekje dhe mbi 722 mijë të shëruar nga virusi.
Turqia shënon 23 Prillin, përvjetorin e hapjes së Parlamentit, si një festival për fëmijë ndërsa zyrat publike, shkollat dhe qytetarët organizojnë programe.
Festimet u dedikohen fëmijëve që nga ditët e para të vendit me udhëzimin e Ataturkut.
Asambleja e Madhe Kombëtare Turke u mblodh për herë të parë në Ankara në vitin 1920 gjatë Luftës së Pavarësisë për të hedhur themelet e një republike të pavarur, laike dhe moderne.


