Një avion i Turkish Airlines “vizaton” flamurin turk

Më datë:

Fluturimi special i aranzhuar nga Turkish Airlines, TK1920, vizatoi rrugën, pasi vendi festoi Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve.

“Derisa Turqia feston Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve – 23 Prillin, shikoni Turkish Airlines duke vizatuar në qiell flamurin më të madh kombëtar në botë”, tha Turkish Airlines në Twitter.

Fluturimi mund të shihet në: https://www.flightradar24.com/THY1920/24653e47

Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve është një festë publike në Turqi që përkujton themelet e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke më 23 prill të vitit 1920. Këtë vit është 100-vjetori i themelimit të Parlamentit.

Fokusi i festimeve është mbi fëmijët sepse Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës së Turqisë ka thënë se fëmijët janë e ardhmja e kombit.

Asambleja u mblodh për herë të parë në vitin 1920 në Ankara, më pas kryeqyteti i ardhshëm i vendit, gjatë Luftës së Pavarësisë për të hedhur themelet e një republike të pavarur, laike dhe moderne.

Festimet publike të këtij viti janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...