PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt nga Parlamenti

Më datë:

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi të kryetarit të partisë Mundësia, Agron Shehajt, me 20 ditë. Kjo pas debateve në seancën e fundit parlamentare.

Grupi socialist e akuzon Shehajn se ka bllokuar foltoren në seancën e fundit dhe se pavarësisht tërheqjes së vazhdueshme të vëmendjes, ai nuk e ka liruar atë, duke penguar zhvillimin normal të seancës.

“Edhe pas marrjes së masës për t’u përjashtuar nga seanca plenare dhe thirrjeve të përsëritura të drejtueses së seancës për të liruar sallën, deputeti refuzoi të dalë nga salla, duke shkaktuar kështu edhe bllokimin e vijimit normal të punimeve të Kuvendit dhe duke i pamundësuar 6 deputetëve fjalën e tyre në emër të zgjedhësve”, thuhet në kërkesën e grupit parlamentar socialist.

Lidhur me këtë kërkesë të PS-së, sot do të mblidhet Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...