Pak orë para protestës, Sali Berisha thirrje qytetarëve për t’u bashkuar

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një lidhje live nga faqja e tij zyrtare, u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së sotme, që do të mbahet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë. Berisha shprehet se beteja e opozitës do të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Të dashur miq, jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm. Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore, ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe në botë.
Ka pasur jehonën më pozitive se të gjitha protestat që kemi organizuar ndonjëherë, pasi në kushtet e një flagrance në vjedhje të kryeministrit, zëvendëses së tij, dhe përpjekjeve të tyre për grusht shteti, ne u treguam shqiptarëve dhe botës se opozita shqiptare është në këmbë, është e tëra kundër këtij regjimi dhe nuk pajtohet me të. E them dhe e përsëris, ne mbrojtëm dinjitetin e këtij vendi, mbrojtëm dinjitetin e kombit tonë dhe bëmë detyrën që kemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë”
, tha Berisha.

Ai shprehet më tej se sërish do të ketë revoltë dhe në ditën e sotme dhe se do ta vënë me shpatulla pas murit Edi Ramën.

“Revolta tronditëse e qytetarëve shqiptarë e vuri me shpatulla pas muri Edi Ramën.
Nxori në shesh para shqiptarëve dhe botës fytyrën e tij të vërtetë prej diktatori.
Pasi dështoi me grushtin e shtetit me Gjykatën Kushtetuese, ai përpiqet me ndryshime ligjesh të krijojë një mburojë për veten dhe bashkëhajdutët e tij, në mënyrë që ligji të mos mund t’i dënojë dhe të vazhdojnë të qetë të vjedhin fondet dhe pasuritë publike. Dhe po në këtë kontekst, ai bëri dje një riformatim të qeverisë, me të cilin faktoi më shumë se çdo gjë tjetër se Lubia është vetë Rama.
Apo, me fjalë të tjera, fuqinë e pakufishme të Lubisë mbi Ramën.
E marrë hua nga populli që thotë se u mbars mali dhe polli një mi, ne themi: dështoi Lubia dhe populli tre ministra dhe një zëvendësministër”
, shton më tej Berisha.

Kreu i PD shprehet se sipas tij, përpjekjet e Edi Ramës shënojnë agoninë politike të tij dhe dëshmojnë fitoren e opozitës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...