16.5 C
Tirana

Forcojnë imunitetin dhe luftojnë astmën, zbuloni çajrat më të mirë bimorë që duhet të pini

Më datë:

Çajrat bimorë janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të rikthyer nivelet e energjisë, për të forcuar imunitetin por edhe luftuar astmën.

Ata janë shumë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C, që ju ndihmon jo vetëm të forconi sistemin imunitar, por edhe të qëndroni shëndetplotë.

Më poshtë do të gjeni listën e çajrave më të mirë bimorë të sugjeruara për njerëzit e prekur nga astma.

Çaji i xhenxhefilit

Kjo erëz e fuqishme është e pasur me përbërës bioaktivë që zbusin inflamacionin, largojnë të vjellat dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Xhenxhefili ndihmon edhe kundër simptomave të astmës sepse lufton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.

Çaji jeshil

Kjo pije shumë popullore është e pasur me antioksidantë dhe ushqyes që ndihmojnë jo vetëm kundër mbipeshës por edhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës e disa tumoreve.

Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se çaji jeshil mund të lehtësojë simptomat e astmës.

Çaji i zi

Ky çaj ka një aromë dhe shije më të thellë dhe përmban kafeinë e cila qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe në nivele modeste përmirëson funksionin e mushkërive.

Ky çaj ofron lehtësim të përkohshëm të simptomave të astmës.

Veç të tjerash ai ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2

Çaji i koprës

Çaji i koprës është tepër i famshëm në mjekësinë popullore. Ai ka vlera në trajtimin e problemeve me tretjen, stomakun dhe temperaturën.

Mundet t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt por nga ana tjetër ai lufton inflamacionin me shumë efikasitet dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...