10.5 C
Tirana

Zhduket 42-vjeçari, disa sende të tij gjenden pranë kanioneve të lumit Osum, dyshohet se…

Më datë:

Një 42-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Skrapar, ndërsa familjarët kanë ngritur alarmin për gjetjen e tij.

Pas kallëzimit nga familja, policia ka nisur kërkimet ku pranë kanioneve të lumit Osum janë gjetur sende personale të 42-vjeçarit dhe motomjeti.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale I.K., dyshohet se është hedhur në lumë.

Informacion paraprak/Dje, kallëzuan familjarët e shtetasit I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar, se ai ishte larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkime për gjetjen e këtij shtetasi, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...

Shirat dëmtojnë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet tek Arrat e Gurrës

Rrëshqitjet në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec janë rikthyer sërish, pas...

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Me 59 vota pro,22 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi...

Koçiu: Asnjë përgjegjësi për tubimin, fëmijët të mos përfshihen në dhunë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një...