Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit Jurgis Çyrbja

Më datë:

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129,
datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon: –

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit J.Ç. U shpall në Tiranë, sot më datë 20.02.2026.”-thuhet në njoftim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...