Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Sekretarin e ri të Përgjithshëm, Gentian Këri.
Në ceremoninë e prezantimit, ministri Malaj theksoi se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij do të jenë kontribut i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të institucionit dhe për realizimin e objektivave të përbashkëta të Ministrisë.
Gentian Këri mori detyrën pas largimit të Besmir Bejës dhe emërimit të tij si drejtor i përgjithshëm i Doganave, duke marrë kështu rolin kyç në strukturën e Ministrisë së Financave.


