Krasniqi: AMA vullnet për transpozimin e Aktit Europian të Lirisë së Medias në legjislacion

Më datë:

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë në Bruksel, në tryezën e diskutimeve mes vendeve kandidate dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian të organizuar në kuadër të instrumentit TAIEX, mbi transpozimin e Aktit Europian të Lirisë së Medias, EMFA, në legjislacionet respektive.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte mbështetja e vendeve përfituese në procesin e transpozimit dhe zbatimit të Rregullores (BE) 2024/1083 – Akti Europian e Lirisë së Medias.

Në tryezë u diskutuan afatet e zbatimit të EMFA-s, të drejtat dhe detyrimet e ofruesve të shërbimeve mediatike, roli i autoriteteve të pavarura rregullatore, funksionimi tregut mediatik dhe çështjet e përqendrimit mediatik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua transparencës në shpërndarjen e fondeve publike për median, si dhe sfidave që lindin nga mjedisi digjital, përfshirë ndikimin e platformave online, rreziqet e dezinformimit dhe mbrojtjen e pavarësisë editoriale.

“Për vendet kandidate transpozimi i këtij akti të rëndësishëm vlerësohet si një hap thelbësor për përafrimin me standardet europiane dhe forcimin e ekosistemit mediatik në një realitet gjithnjë e më të digjitalizuar”, tha Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se “AMA ka vullnetin e plotë dhe aftësitë e duhura profesionale për transpozimin e EMFA-s në ligjin tonë dhe zbatimin e këtij Akti”.

Sipas saj, tryeza të tilla janë të rëndësishme sepse shërbejnë si platforma dialogu dhe koordinimi, duke ofruar orientime konkrete për hapat që duhet të hedhim.

EMFA përbën një gur themeli për garantimin e pluralizmit, lirisë së shprehjes dhe qasjes në informacion të besueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...