14.5 C
Tirana

Protesta e 24 janarit, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Më datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur sot, 28 janar, hetimet lidhur me shoqërimin e një të mituri, 14 vjeç, në komisariatin e Tiranës gjatë protestës kombëtare të opozitës. Dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe hetimet përqendrohen te kushtet e shoqërimit të të miturit.

Sipas njoftimit të AMP-së, efektivët që kanë kryer shoqërimin do të merren në pyetje, ndërsa njëkohësisht do të shqyrtohen edhe praktikat e përgjithshme të shoqërimit në komisariat.

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetime shtesë edhe pas akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.

Kujtojmë se jo më larg se dje, në sallën e Kuvendit, vetë ministrja e Brendshme Albana Koçiu sqaroi të gjitha aludimet e ngritura mbi rastin e të miturit.

“I mituri është konstatuar duke gjuajtur me sende të forta, për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturin, ai është marrë për verifikim, siç e parashikon ligji.

Bëhet fjalë për një 14 vjeçar, nuk është trajtuar në mënyrë çnjerëzore, ka qëndruar në një ambient të posaçëm dhe të përshtatshëm në përputhje me standardet e garancisë ligjore për mbrojtjen e të miturve. Me paraqitjen e përfaqësuesve ligjorë, është lënë i lirë.

Askush nuk duhet t’i përdorë fëmijët si mburojë politike, për të justifikuar dhunën. Kush nxit dhe përdor dhunë, duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe politike patjetër”, tha ajo.

Edhe Policia, në reagim zyrtar fill pas tubimit tha se “i mituri ishte parë duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë”. Për këtë arsye, ai është shoqëruar për verifikim, ku është konfirmuar edhe mosha e tij.

Ndërsa krydemokrati Sali Berishaka deklaruar një version krejtësisht ndryshe.

“Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, dhe s’kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale. Do të ushtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre banditëve pesë burra që e tërhiqnin zvarrë një fëmijë 10 vjeçar“, është shprehur ai, duke thënë se për këtë kryeministri Edi Rama duhet të mbajë personalisht përgjegjësi.

Protesta e dytë kombëtare e thirrur nga opozita u shoqërua nga tensione të vazhdueshme. Policia arrestoi 18 persona. Nën hetim pas incidenteve janë vënë katër zyrtarë të PD-së, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Ervin Minarolli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Transparenca e pagave po përparon në Evropë dhe ngre pyetje për praktikat zvicerane

Pagat, një temë tabu në Zvicër, po bëhen gjithnjë...

Shokon kryeministri sllovak: Trump m’u duk i rrezikshëm në takim, më shqetësoi gjendja e tij

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u tha liderëve të...

Gent Gazheli jep dorëheqjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e zëvëndëson

Ndryshime në qeveri! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave,...

Çështja Balluku, reagon Bardhi: Zvarritja si strategji për të bllokuar SPAK-un

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...