Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, 27 vite burg për Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin

Më datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me 27 vite burgim Moisi Habilajn dhe Nezar Seitin, të akuzuar për veprat penale “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “grup të strukturuar kriminal”, ndërsa pushoi çështjen për Fatmir Minajn dhe Maridian Sulajn pasi janë dënuar më parë për të njëjtat vepra penale.

Sipas njoftimit të GJKKO, gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole.

Trupa gjykuese deklaroi fajtor Moisi Habilajn për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë  për tre episode duke dhënë tre dënime, 2 me12 vite burg dhe një me 4 vite burg.

Në bashkim të dënimeve, i pandehuri Moisi Habilaj u dënua me 15 vjet burgim dhe në aplikim të Kodit të Procedurës Penale u dënua përfundimisht me 10 vjet burg.

I pandehuri Nezar Seiti u dënua për të njëjtat vepra penale duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burgim.

Po ashtu, GJKKO vendosi pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Fatmir Minaj dhe Maridian Sulaj pasi me vendim të formës së prerë janë dënuar për të njëjtin fakt penal.

Prova materiale e sekuestruar, mjet lundrues gomone, me mbishkrimin “Wave”, mbi të cilin ndodhej një motor bashkë me karelin metalik, i cili kishte të montuar dy goma, konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...