Gjylameti: Adresim urgjent i sfidave për sigurinë ushqimore

Më datë:

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti ka nisur takimet që nga strukturat kryesore të kësaj agjencia me fokus kryesor, dhënien e zgjidhjeve të gjithë problematikave.

Gjylameti thekson se këtë sfidë duhet ta përballojnë bashkarisht, me çdo njeri që punon për ushqimin, kontrollin dhe sigurinë e tij.

Gjatë takimit me drejtuesin e AKU-së Tiranë, Gjylameti i ka përcjellë drejtuesit Ersid Hasanllarit objektivat që kanë për të përmbushur dhe problematikat të cilat duhen adresuar urgjent për zgjidhje.

Gjithashtu, Gjylameti ka inspektuar edhe laboratorin e  Tiranës, pikat e inspektimit kufitar në Tiranë si pikë kyçe për të garantuar kontroll të plotë dhe rigoroz të çdo produkti që në hyrjen e tij në tregun e konsumit.

Sipas saj, qëllimi i takimeve që do të vazhdojnë në mënyrë kapilare deri në strukturat e terrenit është që të gjithë duhet të kenë të njëjtin objektiv: “të ngrejmë AKU në një nivel tjetër dhe të garantojmë çdo konsumator se institucioni është në detyrë 24/24 për të garantuar sigurinë ushqimore dhe arritjen sa më shpejt të standardeve europiane”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...