PEKIN – Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB

Më datë:

Kina synon të mbështesë rendin global të bazuar në Kombet e Bashkuara në një botë që sot “përballet me rreziqe dhe sfida të shumta” ndaj të cilave bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë së bashku për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping gjatë takimit me kryeministrin finlandez Petteri Orpo.

‘’Duhet të marrin drejtimin në promovimin e barazisë, sundimit të ligjit, bashkëpunimit dhe integritetit”, dhe të mbështesin multipolaritetin dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës dhe fitimprurës për të dyja palët”, shtoi Xi.

Kina dhe Evropa janë partnerë, jo rivalë. Bashkëpunimi midis dy palëve është më i madh se konkurrenca, dhe konsensusi është më i madh se dallimet’’, shtoi Xi.

Komentet e Xi në mbështetje të OKB-së erdhën vetëm disa ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi Këshillin e Paqes, i cili ngriti shqetësime se manjati po synonte të krijonte një rival për OKB-në.

Pekini u ftua të bashkohej me grupin e ri të Trump, por nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, dhe Xi që atëherë ka theksuar rëndësinë e një rendi ndërkombëtar të përqendruar në OKB. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...